Willkommen beim
Kulturverein Iliria e.V. München

 

 

Willkommen, mirё se vini!
Kush jemi ne?
Wer sind wir?

 

10 Vite Kulturë shqiptare në mes të Munihut.
Shoqata Kulturore Iliria feston në vitin 2010 10 vjetorin e themelimit te saj, kulturë shqiptare në mes të Munihut. Shoqata jonë kujdeset për gjuhen, vallëzimin, muzikën dhe veshjen e njërës prej kulturave më të vjetër të Ballkanit, ate të popullit Shqiptar.

Shqiptarët nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Arvanitasit nga Greqia, Arbëreshet nga Italia, Arbanasit nga Dalmacia ose edhe grupe të tjera të vogla Shqiptare të shpërndarë pothuajse në gjithë Boten, kanë të njëjtat rrënjë, të njëjtën gjuhë dhe të njëjtën kulturë. Kjo është Kultura Shqiptare, pa marrë parasysh ku gjendet. Pse jo edhe në mes të Munihut.

Vallëzimi
Valltarët e shoqatës sonë i takojnë grupmoshave te ndryshme, kemi p.sh grupin e vallëzimit për fëmije, rini dhe për të rriturit, të cilët mësojnë të vallëzojnë nga koreografët dhe mësuesit e vallëzimit me përvojë.

Vallëzimi pa muzikën nuk është vallëzim
Ne jemi shumë krenar me gjysmën tjetër të pjesës sonë, grupin e muzikës. Këngëtaret dhe këngëtarët të cilët me zërin e tyre magjeps shprehin shpirtin e Kulturës Shqiptare, në organizimet e ndryshme Kulturore.

Veshjet tradicionale Shqiptare
Llojllojshmëria e madhe e veshjes Tradicionale Shqiptare ka të bëje me historinë e vjetër të vetë Popullit Shqiptar, por edhe vetë shpërndarja e Shqiptarëve nëpër troje dhe shtete të ndryshme të Botes ka bërë që kjo llojllojshmëri e veshjeve Tradicionale të jetë e madhe.

Pasi që numri më i madh i anëtarëve tanë vjen nga Kosova, si dhe vetë shumica e valleve që vallëzohen tek ne janë nga regjioni i Kosovës, pjesa më e madhe e veshjeve Tradicionale  është Kosovare.

Të gjitha këto veshje Tradicionale janë punim dore, të cilat me mundim të madhe janë punuar. Secila nga këto veshje ngërthen në vete një punim artistik. Punimi i tyre artistik fascinon secilin shikues qysh në shikim të parë, në organizimet Kulturore dhe koncertet e ndryshme ku ne jemi pjesëmarrës.

Gjuha Shqipe, takimet, ushtrimet, shoqëria
Anëtaret tanë takohen çdo të shtunë varësisht nga mosha prej orës 16:00 në termine të ndryshme në vendin e ushtrimeve. Përmes takimeve në Shoqatë përveç vallëzimit, kujdesemi edhe për gjuhen tonë Shqipe, aty takohemi, flasim shqip me njeri tjetrin, këndojmë dhe vallëzojmë së bashku. Aty njoftohen të rinjtë në mes vete, ruajnë kontaktet e shoqërisë së vjetër, por krijojnë edhe shoqëri të reja. Aty takohen të rinjtë, flasin për problemet e tyre në mes vete.

Atë që e kemi e ndajmë me të tjerët
Gjithë mundin dhe kohën që e investojmë është vetëm një pjesë e suksesit tonë. Pse diçka të bukur ta fshehim? Pse mos ta ndajmë me te tjerët? Ne marrim pjesë në shumë organizime publike Kulturore, tregojmë çka ne mundemi. Ne i ofrojmë secilit shikues të marrë pjesë në suksesin dhe Kulturën tonë.

Puna për Integrim
Njeri ndër qëllimet e Shoqatës është edhe integrimi i fëmijëve, të rinjve dhe prindërve në shoqërinë ku jetojmë. Përveç tjerash ne këshillojmë dhe orientojmë fëmijët, të rinjtë si dhe prindërit në entet dhe institucionet përkatëse.

Top  |  info@iliria-muenchen.de