Über 20 Jahre albanische Kultur mitten in MünchenDer Kulturverein Iliria e.V. feiert 2020 sein 20-jähriges Jubiläum albanische Kultur mitten in München. Unser Verein pflegt Sprache, Tanz, Tracht und Musik eines der ältesten, vielfältigsten des Balkan, die des albanischen Volkes.
Egal ob Shqiptaret aus Albanien, Mazedonien, Montenegro, Kosovaret aus Kosova, Arvaniten aus Griechenland, Arbëreshet aus Italien, Arbanasi aus Dalmatien oder weitere kleinere albanische Gruppen die weltweit zerstreut sind, all diese Volksgruppen haben eine Wurzel, eine Sprache. Dies ist die albanische Kultur, egal wo sie ist, auch mitten in München. Albanische Sprache und albanischer Tanz In unserem Verein unterrichten wir verschiedene Tanzgruppen für Kinder, Jugendliche und Erwachsene die durch unseren erfahrenen Choreografen und Tanzlehrer betreut werden. Durch die gemeinsamen Treffen pflegen wir neben dem Tanz auch unsere albanische Sprache und durch die Kontakte alte und neue Freundschaften. Tanz ohne Musik ist kein Tanz Wir sind ganz stolz auf unsere zweite Hälfte, unsere Musiker, Sänger und Sängerinnen die mit ihrer mitreisenden Art und Weise die Seele der albanischen Kultur wiederspiegeln und auch auf Kulturveranstaltungen für große Begeisterung sorgen. Albanische Tracht Die albanische Tracht ist aufgrund der langen Geschichte des albanischen Volkes und deren Verstreuung auf der ganzen Welt sehr vielfältig. Fast jede Lokation hat ihre eigenständige Tracht. Da die meisten Mitglieder in unserem Verein aus Kosova stammen, werden bei uns die Trachten aus Kosova genutzt. Diese in vielen Stunden aufwendig handgearbeiteten Trachten sind jede für sich einzigartige Kunstwerke, die ihre Einzigartigkeit bei Auftritten auf den ersten Augenblick offenbaren und jeden Zuschauer faszinierten. Treffen, Proben, Zeigen Unsere Mitglieder treffen sich jeden Samstag je nach Altersgruppe ab 16:00 Uhr zu unterschiedlichen Zeiten in unseren Übungsräumen. Hier trifft man sich, spricht man Albanisch miteinander, singt und tanzt zusammen. Hier lernt man sich kennen, hier entstehen Freundschaften. Teilen All die Mühe und all die Zeit die wir aufwenden ist nur ein Teil unseres Erfolges. Warum etwas schönes und gutes verbergen? Warum nicht mit anderen Teilen? Wir nehmen an verschiedenen öffentlichen Veranstaltungen teil, zeigen was wir können und lassen jeden begeisterten Zuschauer an unseren Erfolg und unserer Kultur teilhaben. Integrationsarbeit Auch hat sich unser Verein zum Ziel gesetzt, den Kindern, Jugendlichen und Eltern bei der Integration Hilfe zu leisten. Wir beraten und vermitteln Kinder, Jugendliche und ihre Eltern an notwendige öffentliche Stellen. | | Mbi 20 vite Kulturë shqiptare në mes të Munihut.Shoqata Kulturore Iliria feston në vitin 2020 20-vjetorin e themelimit te saj, kulturë shqiptare në mes të Munihut. Shoqata jonë kujdeset për gjuhen, vallëzimin, muzikën dhe veshjen e njërës prej kulturave më të vjetër të Ballkanit, ate të popullit Shqiptar.
Shqiptarët nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Arvanitasit nga Greqia, Arbëreshet nga Italia, Arbanasit nga Dalmacia ose edhe grupe të tjera të vogla Shqiptare të shpërndarë pothuajse në gjithë Boten, kanë të njëjtat rrënjë, të njëjtën gjuhë dhe të njëjtën kulturë. Kjo është Kultura Shqiptare, pa marrë parasysh ku gjendet. Pse jo edhe në mes të Munihut. Vallëzimi Valltarët e shoqatës sonë i takojnë grupmoshave te ndryshme, kemi p.sh grupin e vallëzimit për fëmije, rini dhe për të rriturit, të cilët mësojnë të vallëzojnë nga koreografët dhe mësuesit e vallëzimit me përvojë. Vallëzimi pa muzikën nuk është vallëzim Ne jemi shumë krenar me gjysmën tjetër të pjesës sonë, grupin e muzikës. Këngëtaret dhe këngëtarët të cilët me zërin e tyre magjeps shprehin shpirtin e Kulturës Shqiptare, në organizimet e ndryshme Kulturore. Veshjet tradicionale Shqiptare Llojllojshmëria e madhe e veshjes Tradicionale Shqiptare ka të bëje me historinë e vjetër të vetë Popullit Shqiptar, por edhe vetë shpërndarja e Shqiptarëve nëpër troje dhe shtete të ndryshme të Botes ka bërë që kjo llojllojshmëri e veshjeve Tradicionale të jetë e madhe. Pasi që numri më i madh i anëtarëve tanë vjen nga Kosova, si dhe vetë shumica e valleve që vallëzohen tek ne janë nga regjioni i Kosovës, pjesa më e madhe e veshjeve Tradicionale është Kosovare. Të gjitha këto veshje Tradicionale janë punim dore, të cilat me mundim të madhe janë punuar. Secila nga këto veshje ngërthen në vete një punim artistik. Punimi i tyre artistik fascinon secilin shikues qysh në shikim të parë, në organizimet Kulturore dhe koncertet e ndryshme ku ne jemi pjesëmarrës. Gjuha Shqipe, takimet, ushtrimet, shoqëria Anëtaret tanë takohen çdo të shtunë varësisht nga mosha prej orës 16:00 në termine të ndryshme në vendin e ushtrimeve. Përmes takimeve në Shoqatë përveç vallëzimit, kujdesemi edhe për gjuhen tonë Shqipe, aty takohemi, flasim shqip me njeri tjetrin, këndojmë dhe vallëzojmë së bashku. Aty njoftohen të rinjtë në mes vete, ruajnë kontaktet e shoqërisë së vjetër, por krijojnë edhe shoqëri të reja. Aty takohen të rinjtë, flasin për problemet e tyre në mes vete. Atë që e kemi e ndajmë me të tjerët Gjithë mundin dhe kohën që e investojmë është vetëm një pjesë e suksesit tonë. Pse diçka të bukur ta fshehim? Pse mos ta ndajmë me te tjerët? Ne marrim pjesë në shumë organizime publike Kulturore, tregojmë çka ne mundemi. Ne i ofrojmë secilit shikues të marrë pjesë në suksesin dhe Kulturën tonë. Puna për Integrim Njeri ndër qëllimet e Shoqatës është edhe integrimi i fëmijëve, të rinjve dhe prindërve në shoqërinë ku jetojmë. Përveç tjerash ne këshillojmë dhe orientojmë fëmijët, të rinjtë si dhe prindërit në entet dhe institucionet përkatëse. |